Lajme
Sa është dënimi nëse vozitni me drita të fikura gjatë ditës
Në Zvicër, është e detyrueshme të ngasni me dritat gjatë ditës. Ligji hyri në fuqi më 1 janar 2014, si pjesë e një pakete rregullash për të zvogëluar aksidentet, i njohur si “Via Sicura”. Rregulli i dritave është përcaktuar në nenin 41 të ligjit të transportit rrugor federal zviceran dhe gjithashtu vlen edhe për motoçikletat
Disa vetura kanë dy grupe të dritave të përparme: fenerët e rregullt dhe dritat drejtuese. Sipas klubit zviceran të makinave TCS, nëse vetura juaj ka drita drejtuese këto mund të përdoren gjatë orëve të ditës. Dritat e drejtimit nuk janë të mjaftueshme në tunele ku duhet të përdoren dritat kryesore, përcjell albinfo.ch.
Ata që kapen në rrugët zvicerane me dritat e tyre të fikura gjatë ditës, mund të gjobiten me CHF 40.Rregullat e dritës së ditës janë më të rrepta në Zvicër sesa vendet fqinje.
Në Francë dhe Austri, dritat kërkohen gjatë ditës nëse dukshmëria është e dobët. Në Gjermani, fenerët duhet të përdoren gjatë orëve të ditës, nëse mjegulla, dëbora ose shiu kufizojnë dukshmërinë, përcjell tutje albinfo.ch.
Italia është më afër Zvicrës dhe kërkon drita gjatë ditës kur drejton jashtë qyteteve dhe kur shikimi është i dobët.Si rregull i përgjithshëm, gjithmonë ngarja me dritat kryesore do t’ju mbajë larg problemeve.
Një studim, duke përdorur të dhëna kryesisht nga Finlanda, Suedia dhe Danimarka, vlerëson se ndezja e dritave gjatë ditës mund të parandalojë 24.6% të vdekjeve të aksidenteve gjatë ditës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













