Autotech
Facebook shton një opsion, do t’i paguajë publikuesit
Seksioni është ende në fazën e testimit
Nga Facebook ka një mesazh për industrinë skeptike të lajmeve: Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Rrjeti social ka prezantuar para publikut mundësinë Facebook News, një pjesë e re e aplikacionit që do të promovojë një larmi të gjerë lajmesh.
Seksioni është ende në fazën e testimit dhe do të jetë në disponim për të gjithë përdoruesit e Facebook-ut brenda disa muajve.
“Ky është një moment i madh për marrëdhëniet tona me industrinë e lajmeve”, ka thënë zyrtarja e lartë për lajmet në Facebook, Campbell Brown, në një intervistë për CNN Business.
“Unë e di se njerëzit kanë dyshuar në ne dhe angazhimin tonë për biznesin e lajmeve”, tha ajo. “Kjo duhet të sinjalizojë që me të vërtetë duam të jemi kampion për raportime sa më të mira”.
Facebook ka punësuar një numër gazetarësh, për të zgjedhur “lajmet e sotme”, titujt më të rëndësishëm që do të shfaqen kur përdoruesi së pari hap seksionin News.
Algoritmi del me rekomandime të personalizuara për lexim të mëtejshëm, të përshtatura për lajmet që “ju lexoni, ndani me miqtë dhe i ndiqni”, është bërë e ditur nga ky rrjet social.
Është bërë e ditur se të gjitha shkrimet vijnë nga burime të jashtme – Facebook nuk po prodhon asnjë nga këto lajme. Disa botues do të paguhen, nëse lajmet e tyre do të shpërndahen në Facebook.
Për këtë arsye, drejtori i përgjithshëm i BuzzFeed, Jonah Peretti, ka thënë në një memo se “është një ditë e mirë për internetin”. “Lajmet e sotme do të ndihmojnë në forcimin e biznesit tonë – por implikimet e tij shtrihen përtej kësaj”, shkroi ai, shkruan tg.
“Për herë të parë, ne po shohim që platformat po rriten dhe po marrin përgjegjësinë për rolin e tyre në ekosistemin e lajmeve”. Megjithatë, mediat shtrojnë shumë pyetje, se cilat portale do të paguhen dhe cilat jo. Kjo, thuhet tutje, është mjaft e komplikuar dhe shumë redaksi lokale janë të shqetësuara se do të mbesin mbrapa.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz














