Maqedonia
Shkupi dhe Kumanova, me ajrin më të ndotur në botë
Nga Ministria e Mjedisit thonë se janë ndërmarrë masa
Sezoni i ngrohjes ende nuk ka filluar plotësisht, ndërsa Shkupi tashmë është në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë.
Në dy ditët e mëparshme, në krye të listës alarmante të ndotjes në vend ishte Kumanova, ku grimcat PM 10 ishin 35 herë mbi normën e lejuar, me mbi 1800 mikrogramë për metër kub.
Autoritetet lokale në Kumanovë thonë se arsyeja e ndotjes së madhe atje është spitali që përdor mazut për ngrohje. Komuna njoftoi se menjëherë kanë filluar me aerosolizimin si masë urgjente për të zvogëluar ndotjen, ndërsa ka kërkuar nga pushteti qendror të ndajë fonde për gazifikimin e plotë të spitalit.
Nga Ministria e Mjedisit thonë se janë ndërmarrë masa, ndërsa më shumë informacione paralajmëruan për të hënën. Ministri resor, megjithatë, të shtunën tha se për të zgjidhur problemin e ndotjes duhet kohë dhe masa afatgjate.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












