Kosova
Serwer nuk e përkrah idenë e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës
Daniel Serwer, një nga personalitetet më të njohur të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C, ishte sot i pranishëm në konferencën me temë “Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor”
Eksperti amerikan për Ballkanin ka nënvizuar se Shqipëria dhe Kosova duhet të largojnë me çdo mënyrë idenë e një Shqipërie të madhe, sepse dota të kishte pasoja destabilizuese dhe katastrofike, tha ai, shkruan insajderi.
Lidhur me vendimin e 18 tetorit për negociatat, Serwer tha se Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp për qëndrimin që mbajtën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por që kjo tha ai, nuk duhet kurrsesi të pengojë Shqipërinë të ecë përpara dhe të mos rreshtë në këmbënguljen për anëtarësim, gjë që nuk do të ndodhë eventualisht për disa vjet, edhe sikur të hapen negociatat, u shpreh Daniel Serwr.
“Shqipëria e Kosova s’duhet të kërkojnë ndryshim kufijsh. Uashingtoni e Berlini nuk do ta pranonin kurrë, do të kishte pasoja katastrofike e destabilizuese. E duhura është që Shqipëria e Kosova të kujdesen për ato sëmundjet e brendshme, të ruajnë marrëdhënie të mira e të ushqejnë marrëdhënie të mira me shqiptarët që jetojnë në vende të tjera. Asgjë që mund të bëjë Franca e Holanda, s’mund t’ju pengojë të bëni atë lloj Shqipërie, e shpresoj të bëni zgjedhjen e duhur e të mençur”, ka thënë Serwer, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














