Maqedonia
Zaev: Po krijojmë Ballkanin modern të shekullit 21
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka thënë se plani i veprimit ofron mundësinë e lëvizjes së qytetarëve të këtij rajoni
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka thënë se është duke u punuar për krijimin e Ballkanit modern të shekullit të 21.
Ai kështu ka thënë gjatë konferencës për shtyp, pas takimit të zhvilluar me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe atë serb, Aleksandër Vuçiq, njofton Klan Kosova.
“Po krijojmë një Ballkan të ri, modern, të shekullit 21, ku qytetarët e gjithë rajonin kërkojnë që ta avancojnë bashkëpunimin dhe të shfrytëzojnë potencialet e bashkëpunimit të mundshëm”.
“Hapëm një nismë plan veprimi që krijon një Ballkan më të ndryshëm se ai që e njohim. Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i ftojnë edhe vendet e tjera të Ballkanit që të bëjnë më shumë. Në rrethana të këtilla, duhet pranuar se Ballkani po ndryshon në një vend më të mirë për jetesën”.
“Plani i veprimit ofron mundësinë e lëvizjes së qytetarëve të këtij rajoni. Mundëson njohjen e ndërsjellë të dokumenteve ndërmjet agjencive të ushqimit dhe të veterinarisë”.
“Në kushtet e këtilla kemi punuar një plan që mes veti t’i njohim edhe diplomat. E gjithë kjo do të sjellë një jetë më të pranueshme për qytetarët tonë”.
“Shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt do ta përqafojnë këtë plan që sjell benefite për gjithë rajonin”, përcjelle albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion














