Kosova
Mustafa: Nuk ia dëshiroj askujt të përjetojë sërish Jugosllavinë
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama në Ohër për krijimin e shengetit ballkanik. Mustafa thotë se s’dëshiron ta shohë më askënd duke përjetuar edhe një herë Jugosllavinë.
“Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë, nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe një herë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, ka thënë Mustafa në një përgjigje për Express.
Këtë reagim ish-kryeministri i Kosovës e ka bërë duke iu përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, i cili tha se s’po e kthen Jugosllavinë e re me mini-shengenin ballkanik derisa lëshoi akuza në drejtim të liderëve kosovarë.
Ai ka thënë se të gjitha qëndrimet i ka shprehur në reagimin e sotëm për mini-shengenin.
“I kam shprehur qendrimet e mia dhe të LDK-së në postimin tim lidhur me mini-shengenin dhe mini-jugosllavët”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, në reagimin e sotëm, Kryetari i LDK-së ka thënë se nuk e përkrahin mini-shengenin, ashtu siç nuk e kanë përkrahur ndryshimin e kufijve ndërmjet me Serbinë.
“Në shikim të parë duken projekte atraktive, por në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do t’i përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës”, ka shkruar Mustafa sot në Fb, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës














