Kosova
Ndërmjetësimin në bisedimet ndërmjet Thaçit dhe Serbisë e bëri Macron
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar një takim të përbashkët me ndërmjetësimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Sipas një njoftimi të zyrës së presidentit të Kosovës, Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë.
“Presidenti Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, thuhet në njoftim, përcjellë albinfo.ch.
Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të tarifës të cilën autoritetet në Kosovë e kishin vendosur ndaj mallrave serbe.
Presidenti serb Aleksandar Vucic tha pas takimit se qëndrimi i Serbisë mbetet i pandryshuar.
“Ne po presim heqjen e tarifës dhe më pas të rifillojmë bisedimet”, tha Vuçiq, raporton Radio Televizioni publik i Serbisë.
Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit të Paqes që po mbahet në Paris.
Takimi Thaçi – Vuçiq pason takimet e ndara që kanë pasur të hënën me presidentin Macron.
Përmes një njoftimi për media, zyra e presidentit të Kosovës, ka njoftuar se gjatë takimit midis Macronin dhe Thaçit është diskutuar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes me Serbin
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut













