Lajme
“Shoqata Albania” ndihmon studentët shqiptarë në Francë
"Shoqata Albania" mbështet të rinjët dhe studentet në Paris të Francës.
Është bërë e ditur se “Shoqata Albania” në Paris organizoi një aktivitet në mbështetje të studentëve dhe të rinjve shqiptarë që jetojnë në Francë, në banim, studime, punë dhe bashkëpunim, shkruan albinfo.ch.
Gjithashtu, në këtë aktivitet është prezantuar “Rrjeti Studentor Shqiptar në Ile de France”.
Po ashtu, qëllimi i këtij takimi ishte caktimi i një vendtakimi me studentët shqiptarë dhe profesionistët; ofrimi i konsulencës mbi të drejtat studentore në Francë, orientim rreth mundësive të strehimit dhe kërkimit të praktikave të punës si dhe propozimi i organizimit të takimeve sociale, festive dhe kulturore ndërmjet studentëve dhe profesionistëve.
Anila Hyka Smorgrav ka thënë se kjo nismë është e shoqatës, duke i ndihmuar të rinjtë dhe studentët individualisht për nevoja të ndryshme dhe kërkesa.
“Ka shumë studentë, apo të rinj që shumë nga ne i kemi ndihmuar individualisht për nevoja të ndryshme, nga kërkesa për banim, te këshillim në gjetjen e stazheve të punës. Prandaj ka ardhur momenti të krijojmë kushte të një grupi që krijon bazën e bashkëpunimit mes tyre”, është shprehur Smorgrav.
Vlen të theksohet se për të gjithë studentët shqiptarë në zonën e Paris, të premten, më 15 nëntor, organizojmë takim me studentët. /Albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













