Maqedonia
Miratohet Ligji për pagën minimale në Maqedoni
Kryeministri Maqedononisë Veriore, Zoran Zaev sonte në profilin e tij në Facebook e përshëndeti miratimin e Ligjit për pagën minimale
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, sonte në profilin e tij në Facebook e përshëndeti miratimin e Ligjit për pagën minimale nga ana e deputetëve.
“Urime deri tek të gjithë punëtorët dhe punëtoret! Ligji për pagën minimale është votuar në Kuvend. Që nga muaji i ardhshëm paga minimale do të arrijë 14.500 denarë. Çdo qytetar meriton të ketë jetë të mirë, prandaj pagën minimale prej 9.500 denarë në fillim të mandatit, e rritëm në 14.500 denarë”, ka shënuar Zaev.
Kryeministri Zaev paralajmëron se do të vazhdojë të angazhohet për standard më të mirë të jetës për qytetarët.
“E përmirësojmë standardin e jetës të qytetarëve dhe vazhdojmë të luftojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet vend më i mirë për të gjithë”, ka shënuar Zaev, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën












