Kosova
15 milionë euro çdo vit qytetarët i humbin nga Ligji i Automjeteve
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (SHSK), Sami Mazreku bëri me dije se ka kërkuar që të hiqet kushtëzimi për regjistrim të veturave, pasi që kjo po i dëmton mijëra qytetarë duke shpenzuar qindra mijëra euro.
“Ne kemi kërkuar të hiqet taksa komunale, të hiqet edhe kushtëzimi për regjistrim të veturave, kushtëzimet janë kundër kushtetuese, po ashtu kemi kërkuar të hiqet kushtëzimi për ndërrim të pronësisë”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, në Kosovë pronësinë e ndërrojnë rreth 95 mijë vetura. “Për këto vetura nëse hiqen kushtëzimet, qytetarët do të kursenin shumë. P.sh. Kur një automjet është i siguruar dhe regjistruar, por gjatë një periudhe e ndërron pronësinë, taksat, komuna, kontrolla teknike nuk i barten pronarit të ri, por është i obliguar vet mi pagu prej fillimit, edhe targat edhe regjistrimin, edhe taksln komunale. Pra vetëm pjesa e mbetur e sigurimit kthehen. Pra për një vit qytetarëvd u shkakton humbje prej 15 milionë euro për një vit ligji i automjeteve”, ka deklaruar ai në “RTK”.
Sipas tij, nëse llogaritet 95 mijë vetura u kushtojnë ka 107 euro për MBP, regjistrim dhe tabela, 40 komuna, 30 kontrolle teknike dhe 10 euro taksa komunale.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













