Kosova
Dy vëllezërit nga Gjilani humbin jetën në Shqipëri
Një tjetër i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri.
Pas orëve të gjata, prej tërmetit të rënë në 03:55, një djalë nga Kosova është nxjerrë nga forcat e policisë dhe ushtria i pajetë, shkruajnë mediat shqiptare.
Së bashku me vëllain e tij, djali nga Gjilani kishin mundur të kërkonin ndihmë përmes telefonit, por pas orëve të tëra në operacion shpëtimi, ai nuk mundi t’ia dalë, dhe sipas ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, fati i njëjtë është edhe me vëllain tjetër, trupi i të cilit ende nuk është nxjerrë nga gërmadhat.
Hasani ka thënë se trupi i pajetë i Isa Abazait është nxjerrë, ndërkaq janë duke u bërë përpjekje që edhe trupi i Shemsiut të nxirret nga gërmadhat e hotelit.
“Të dytë e kanë humbur jetën. Isën e kanë nxjerrë, e pritet edhe Shemsiu të nxjerrët nga rrënojat, jam në vendin e ngjarjes”, deklaroi ambasadori Hasani.
Ndërkohë, mediat shqiptare raportojnë se tashmë ka arritur në 18 numri i viktimave të tërmetit në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













