Lajme
Zjarri dëmton qytetin turistik Hallstatt në Austri
Një zjarr i madh ka dëmtuar një pjesë të qytetit idilik liqenor austriak të Hallstatt, duke dëmtuar disa ndërtesa banimi.
Zjarri shpërtheu në një kasolle prej druri dhe më pas u përhap në një ndërtesë tjetër, duke dëmtuar banesa në qytetin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
“Meqenëse Hallstatt është ndërtuar shumë ngushtë, shtëpitë ngjitur gjithashtu janë dëmtuar shumë”, tha Johannes Pichler, një zjarrfikës vullnetar në Hallstatt, për të përditshmen Kronen Zeitung.
Një zjarrfikës u plagos ndërsa, por banorët u larguan të sigurt.
Tetë mjete për shuarjen e zjarrit dhe 109 zjarrfikës raportohet se ishin aty për të luftuar me flakën.
Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale. Shkaku është ende duke u hetuar.
Hallstatt është një nga destinacionet më të njohura turistike të Austrisë, me më shumë se një milion vizitorë çdo vit, veçanërisht nga Azia. Në disa ditë, deri në 10,000 njerëz vizitojnë qytetin, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











