Futboll
Galatasaray insiston për Shaqirin
Galatasaray e kishte kërkuar me ngulm disa vite më parë Xherdan Shaqirin
Galatasaray e ka rikthyer interesimin për Xherdan Shaqirin. Gjiganti turk e kishte kërkuar mesfushorin kosovar edhe disa vite më parë, ndërsa tash synon ta shfrytëzojë pakënaqësinë e përfaqësuesit zviceran tek “Reds”, ku ka përfunduar në bankinë
Galatasaray e kishte kërkuar me ngulm disa vite më parë Xherdan Shaqirin.
Mirëpo, futbollisti kosovar kishte preferuar të transferohej në klube të tjera.
Megjithatë, gjiganti turk nuk është dorëzuar ende për transferimin e përfaqësuesit zviceran.
Shaqiri aktualisht është i pakënaqur me situatën e tij në Liverpool, ku ka përfunduar në bankinë qe një vit.
Prandaj, mesfushori kosovar mund të largohet nga “Anfield Road” gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dhe, klubi nga Stambolli është i gatshëm ta bëjë një ofertë të kënaqshme për “Reds” që t’ia shesin futbollistin anësor.
Sipas mediave turke, kontaktet në mes të klubeve nuk kanë nisur ende, por ato mund të fillojnë në javët në vazhdim, pak para fillimit të afatit kalimtar të janarit.
Për Shaqirin po ashtu flitet se mund të rikthehet në futbollin italian, ku kishte luajtur për Interin
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?














