Maqedonia
Komisioni i Venecias rekomandon rishqyrtimin e Ligjit për gjuhët
Komisioni i Venecias u drejton rekomandime të shumta autoriteteve të Maqedonisë së Veriut
Komisioni i Venecias u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut të rishqyrtojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve përmes konsultimeve me të gjitha palët. Ekspertët juridikë të Këshillit të Evropës nënvizuan se në krahasimin me ligjin e 2008-ës, ky ligj në mënyrë të konsiderueshme zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe dhe në disa raste shkon përtej standardeve evropiane të vendosura në Konventën kornizë për mbrojtjen e minoriteteve dhe Kartën Evropiane për gjuhët minoritare dhe rajonale.
Duke përshëndetur vullnetin e autoriteteve për të përmirësuar situatën gjuhësore të komuniteteve, Komisioni i Venecias gjen se në fusha të caktuar ligji i ri mund të shkojë përtej, duke imponuar atë që mund të vërtetojë obligime ligjore jashtë reale mbi institucionet publike, në veçanti sa i përket përdorimit të shqipes në seanca gjyqësore të shoqëruara me sanksione të rënda në rast të moszbatimit dhe mundësisë të rikthimit të vendimeve gjyqësore nëse do të kishte mungesë të përkthimit dhe interpretimit (përkthimit simulant) gjatë seancave.
Sipas opinionit nga ekspertët e Venecias, kjo qasje mund të ngadalësojë në mënyrë domethënëse funksionimin e të gjithë gjyqësorit, duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për gjykim të drejtë, e garantuar me të Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Komisioni vëren më tej se ligji i gjuhëve ka mungesë qartësish sa i përket dispozitave që zbatohen vetëm ndaj shqipes dhe ato të saja ndaj gjuhëve të komuniteteve të tjera.
Komisioni i Venecias i drejton rekomandime të shumta autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, sidomos në heqjen dorë nga dispozitat që kanë të bëjnë me dygjuhësinë në seancat gjyqësore. Rekomandohet gjithashtu që detyrimi i përdorimit të gjuhës shqipe në komunikim ndërinstitucional dhe të brendshëm mes shërbyesve administrativë dhe atyre civilë të kufizohet në komunikim zyrtar të shkruar ose futja e tij në fuqi të shtyhet deri në zbatimin e duhur të asaj dispozite sa të jetë e pranueshme.
Për sa u përket gjobave të larta, ekspertët ligjorë të Këshillit të Evropës thonë se këto dispozita sanksionuese duhet të shtyhen derisa ligji të amendohet me qëllim që të ofrohet qartësi ligjore e mjaftueshme, të ulet lartësia e gjobave si dhe të prezantohet elementi i shkeljes dhe parimi i proporcionalitetit.
Autoritetet gjithashtu bëjnë thirrje në realizimin e një analize të detyrimit të zbatimit të ligjit të vitit 2008 dhe vlerësimin e impaktin e burimeve njerëzore dhe atij buxhetor të ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën Një fushatë kombëtare për të ngadalësuar përhapjen e saj është duke u zhvilluar: udhëtarëve u këshillohet... -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta














