CH-Ballkani
FKAK, funksionimi dhe misioni i saj
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është një organizatë ombrellë dhe mekanizëm gjithëpërfshirës i tetë organizatave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.
FKAK është themeluar me asistencën e zyrës së Unionit Evropian në Kosovë dhe Forumit Evropian të Aftësisë së Kufizuar, si një organizatë që përfaqëson, mbron dhe promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, në mënyrë të unifikuar, pa asnjë dallim. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në kuadër të saj ka të anëtarësuar gjithsej tetë (8) organizata të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, të cilat janë:
Shoqata e të Verbërve të Kosovës;
Shoqata Kosovare e të Shurdhërve;
Down Syndrome Kosovo;
HandiKos;
Shoqata e Autizmit;
Handikep Kosova;
OPFAKOS-Organizata e Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara;
Klubi “Dëshira”.
Forumi, ka për qëllim të unifikojë lëvizjet, politikat dhe strategjitë e organizatave anëtare për të arritur një përfaqësim më të lartë të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë; dhe një gjë të tillë mundohet ta arrijë përmes zhvillimit dhe implementimit të projekteve të ndryshme, të cilat mbështeten nga donator të ndryshëm vendor dhe të huaj. Rrjedhimisht, Forumi është duke implementuar projektin “Të lehtësojmë aplikueshmërinë e Edukimit Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Kosovë”, të mbështetur nga zyra e Save the Children në Kosovë. Ky projekt që nga fillimi i implementimit synon të zhvillojë dhe mbështesë ndryshimin e mekanizmave që do të përmirësojnë Arsimin Gjithëpërfshirës të fëmijëve me aftësi të Kufizuara në Kosovë.
Përmirësimi i arsimit gjithëpërfshirës synohet të arrihet duke ngritur kapacitetet e Ekipeve Vlerësuese të Nevojave Pedagogjike të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, përmes takimeve dhe shpërndarjes së manualeve tek mësimdhënësit me qëllim që ata të pajisen me teknika konkrete ku përmes punës së tyre të bëhet vlerësimi i drejtë i fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fuqizimi i arsimimt të tyre.
Forumi në vazhdimësi ështe duke punuar në drejtim të përmirësimit të jetës së personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, me fokus të veçantë në përmirësim të legjislacionit për mbrojtje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Për këtë qëllim Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova, është duke implementuar projektin “Gjithëpërfshirja-vlerë sociale”, ku përmes këtij projekti është duke u draftuar Ligji Gjithpërfshirës, nga i cili do të përfitojnë të gjitha grupet e personave me aftësi të kufizuara.
Kjo ngase legjislacioni ekzistues në Kosovë nuk garanton mbrojtje ligjore dhe të barabartë për të gjitha grupet e personave me aftësi të kufizuara në shërbime dhe përfitime. Një situatë e tillë legjislative rezulton në mohimin dhe mos respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara të cilat garantohen me Kushtetutën e Republikës të Kosovës. Projekti në fjalë përkrahet përmes Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID dhe zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, si një mekanizëm përfaqësues është jashtëzakonisht i preokupuar edhe me situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Prandaj, në kuadër të projektit “Integrimi i përspektivës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në iniciativat legjislative në Kosovë” i cili është duke u mbështetur nga zyra e UNICEF në Kosovë, mbështetur edhe në ekspertizë ndërkombëtare po merr modelet më të mira të legjislacionit për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara për ti përfshirë në Ligjin Gjithëpërfshirës.
Po aq i rëndësishëm për Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar është aspekti shëndetësor i personave me aftësi të kufizuara. Prandaj duke i mbështetur nga UNFPA, Forumi është duke realizuar hulumtimin “Qasja në shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues, përfshirë dhunën me bazë gjinore, për personat me aftësi të kufizuara me focus në gratë dhe vajzat në Kosovë”. Ky hulumtim i pari i këtij lloji në Kosovë me një mostër shumë përfaqësuese do të jetë një pasqyrë e mirë për të parë gjendjen e këtijë aspekti tek personat me aftësi të kufizuara dhe mundësitë për të evituar problemet në të ardhmen.
Pa dyshim, gjithë kjo punë bëhet në konsultim të vazhdueshëm me të gjitha organizatat anëtare të tij si dhe me të gjitha Ministritë e Linjës si dhe institucionet e tjera relevante.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Ekspozita “Nga lufta në paqe: Kosova e rrëfyer nga shtypi dhe media” mbahet në Çikago... -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave















