Maqedonia
Pendarovski: Deri në mars 2020 do të jemi anëtar të NATO-s
Pendarovski: Vetëm nga vonesa teknike e një vendi anëtar i NATO-s varet ajo se kur saktë do të bëhemi anëtare
Spanja ka gjasa të formojë Qeverinë e saj diku nga mesi i janarit, ndërsa jo më larg se 3 muajt e parë të vitit 2020 Maqedonia e Veriut do të mund të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës Veriatlantike, tha presidenti Stevo Pendarovski në karvanin e organizuar me studentë. Pendarovski duke folur për Samitin e Londrës që u mbajt për nder të 70-vjetorit të themelimit të Aleancës, pohoi se për herë të parë në historinë e Aleancës Veriatlantike ndodh që një shtet, i cili formalisht nuk është anëtar i plotfuqishëm i NATO-s, të ftohet dhe të ulet në të njëjtën tavolinë me vendet anëtare të NATO-s.
“Informacionet fundit, edhe pse jo të vërtetuara, flasin se Spanja mund të krijojë Qeveri diku nga mesi i janarit të vitit të ardhshëm. Vetëm nga vonesa teknike e një vendi anëtar i NATO-s varet se kur saktë do të bëhemi anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Parashikimet tona, duke u bazuar në informacionet që kryeministri Sançez ia ka përcjellë kryeministrit Zaev, është që kjo mund të ndodhë në janar dhe askush nuk parasheh se kjo mund të vonohet më shumë se tremujori i parë i vitit 2020”, deklaroi Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ndërsa ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rejçel Galovej, tha se Samiti i Londrës nuk ishte vetëm një ngjarje e thjeshtë, por shumë domethënëse për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Aleancën.
“Samiti ishte i veçantë për Maqedoninë e Veriut, sepse së shpejti do të jetë anëtare e 30 e NATO-s. Shpresoj që të gjithë t’i keni parë imazhet nga Londra, ku flamur i Maqedonisë së Veriut valëvitej së bashku me flamujt e tjerë të vendeve anëtare. Ishte e qartë në mbledhje se të gjitha vendet janë të përgatitura t’i urojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut, sepse kjo gjë është mirë për NATO-n, për Maqedoninë e Veriut dhe për rajonin”, tha Rachel Galloway, ambasadore e Britanisë së Madhe. Kur Protokollin për aderim në NATO do ta ratifikojnë të gjitha vendet anëtare të Aleancës, mbetet që dokumenti për aderim të ratifikohet edhe në Kuvendin tonë, me të cilin do të zyrtarizohet anëtarësimi i Maqedonisë se Veriut në NATO.
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën















