Futboll
Ylli i Bayern-it surprizoi fansen shqiptare në Gjermani
Javi Martinez surprizon fansen shqiptare që kishte shkuar në Gjermani për të parë ndeshjen e Champions-it
Në një postim në Instagram, futbollisti spanjoll, Javi Martinez i clili luan për klubin gjerman, Bayern, ka surpizuar fansen shqiptare, vajzen e quajtur Amalja, transmeton albinfo.ch
Vajza shqiptare, kishte shkuar me makinë drejt Gjermanisë për të ndjekur futbollistin e saj të preferuar Javi Martinez në ndeshjen e “Champions League” mes Bayern Munich dhe Tottenham dbe duket se aty ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj.
Ajo është surprizuar pa masë kur mesfushori i Bayern u shfaq papritur në kafen ku ajo ishte ulur.
Siç shihet dhe në video, vajza shqiptare s’po u besonte syve kur pa idhullin e saj aty. Mesfushori 31-vjeçar i dhuroi Amaljas një bluzë dhe mbishkrimin e tij dhe kaluan disa minuta bashkë në lokal.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë Javi Martinez:
Unë surprizova Amaljan, një nga fanset e mia më të mëdha, me një dhuratë të vogël dhe me një kafe para Krishtlindjeve në Mynih. Ajo erdhi nga Shqipëria me makinë vetëm për të parë ndeshjen e djeshme. Kalova shumë bukur me të!”
Ndeshja mes Bayern dhe Tottenham u luajt mbrëmjen e djeshme në “Allianz Arena” dhe u fitua nga bavarezët me rezultatin 3-1, të cilët e mbyllën fazën në grupe me pikë të plota, duke i fituar të 6-të sfidat në grupin B.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss











