Kosova
Kirurgët, mamitë dhe infermierët nuk i bashkohen grevës
Mëdyshje për grevën tetorëshe, madje refuzim të saj pati edhe në shëndetësi. Jo të gjitha klinikat e Qendrës Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK) i janë përgjigjur grevës së thirrur nga Federata e Shëndetësisë e Kosovës. Kirurgët, Sindikata e Mamive dhe e Infermierëve dolën kategorikisht kundër grevës së thirrur nga Federata, shkruan sot gazeta "Zëri".
Pavarësisht se në derën e çdo klinike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ishin të vendosura shkrimet “Grevë”, jo të gjitha klinikat i janë përgjigjur grevës së thirrur nga Federata e Shëndetësisë e Kosovës. “Zëri” dje përgjatë ditës ka qëndruar në QKUK për të parë nga afër mbarëvajtjen e grevës. Klinikat, të cilat e vazhduan rregullisht punën janë: ajo e Kirurgjisë, e Oftamotologjisë, e Gjinekologjisë, e Neonatologjisë, si dhe ajo e Pediatrisë së Fëmijëve. Klinikat e tjera, si ajo e Psikiatrisë, Infektive, Kardiologjia pavarësisht se ishin në greva, dhanë shërbime për pacientët që patën nevojë.
Fitim Havolli, nga Sindikata e Infermierëve dhe e Mamive, tha për “Zërin” se kjo Sindikatë është njëra ndër ato që u ankuan tek institucioni i Avokatit të Popullit për Ligjin për paga. “Nuk ka kuptim ta përkrahim grevën, përderisa ne jemi ankuar për moskategorizimin tonë sipas barazisë ligjore, në të cilën thuhet për punë detyre, funksion të njëjtë, pagë të njëjtë. Kjo është puna që ne e kemi bërë si Sindikatë në të gjitha institucionet e këtij vendi dhe në Parlament, edhe në dëgjim publik, edhe para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe për fund krejt tek Avokati i Popullit, i cili e ka parë të arsyeshme që ankesa jonë është e bazuar mbi diskriminim e këtij kategorizimi dhe ne sot jemi në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Havolli, shkruan zeri.info, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se do ta respektojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje. “E respektojmë Gjykatën Kushtetuese dhe vendimet e saj përderisa është ombrella e fundit e këtij vendi. Nuk paragjykojmë e as nuk ndikojmë në Gjykatën Kushtuese”, ka thënë tutje ai.
Edhe Kolegjiumi Profesional i Kirurgëve ka marrë vendim të mos i përgjigjet grevës së thirrur nga Sindikata e Shëndetësisë, duke e quajtur të pakuptimtë dhe të pavlerë.
Islam Krasniqi, nga Sindikata e QKUK-së, ka thënë se deklamimet individuale dhe mosfutja në grevë e kirurgëve janë të mirëpritura, porse ka ligj që i sanksionon ata që thyejnë grevën. “Deklarimet individuale, ato gjithmonë duhet të jenë në një vend pluralist të ndryshëm, megjithatë ftesës për grevë u janë bashkëngjitur gjithë punëtorët shëndetësorë, nuk është punuar në kundërshtim me grevën dhe sigurisht e dinë se ekziston një ligj, i cili i sanksionon ata që thyejnë grevën, por megjithatë është evidente dhe na kanë përkrahur edhe qytetarët që na janë përgjigjur, sepse sot nuk kanë kërkuar shërbime shëndetësore 99 për qind të tyre”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














