Bota
Deputetja e Britanisë do të dhurojë gjysmën e pagës së saj për bamirësi
Nadia Whittome, 23 vjeçe, e Partisë së Punës (Laburiste), do të dhurojë një pjesë të madhe të pagës së saj për shoqatat bamirëse në Nottingham – derisa të rriten pagat e infermierëve dhe zjarrfikësve, ajo do të marrë një “pagë punëtori”.
Deputetja më e re e Britanisë është zotuar të marrë në shtëpi vetëm 35 mijë paund nga rroga e saj 79 mijë £.
Deputetët gjithashtu marrin para shtesë për të mbuluar shpenzimet e drejtimit të një zyreje, punësimin e stafit, zhvendosjen për të jetuar në Londër ose zonën e tyre elektorale dhe udhëtimin ndërmjet Parlamentit dhe zonës elektorale të tyre, përcjell albinfo.ch.
Ajo tha për Nottinghamshire Live: “Nuk ka të bëjë me filantropinë dhe nuk është se deputetët nuk e meritojnë atë pagë, është fakti që mësuesit, infermierët dhe zjarrfikësit e meritojnë një pagë të tillë gjithashtu.
Kur ata të fitojnë rritjen e pagës që meritojnë, shpresoj që ky vendim të rishikojë edhe një herë rritjen e pagave”.
“Është nderi më i madh i jetës sime të përfaqësoj qytetin tim, vendin ku unë u linda dhe u edukova”.
Duke folur për rezultatin e partisë e saj, Znj. Whittome tha: “Ne kemi shumë për të mësuar dhe kemi nevojë për një periudhë reflektimi për të parë çështjet që shkuan keq. Kjo zgjedhje ishte përfundimisht në lidhje me Brexitin. Ne u përpoqëm të mos përmendim atë dhe të flasim për çështje të tjera në vend.
“Unë hedh poshtë që ky është faji i së majtës ose se ne nuk kemi bërë një fushatë të mjaftueshme për të siguar votat e popullit britanik.
Do të punoj për të trajtuar pabarazinë e madhe, me të cilën po përballen njerëzit.
Pesë vjetët e ardhshme kanë të bëjnë me mbrojtjen e shërbimeve lokale, duke bërë atë që mundemi për të mbrojtur të drejtën tonë dhe për të trajtuar pabarazinë.
Do të doja të falënderoja të gjithë ata që votuan për mua, më folën në pragjet e derës dhe për të gjithë aktivistët që siguruan këtë fitore të Partisë së Punës në qytetin e Nottinghamit“.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













