Kosova
Deputeti i LDK-së: Vetëvendosje i preferoi këto katër ministri
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, në një intervistë është shprehur se LDK zgjodhi Ministrinë e Brendshme për të balancuar përgjegjësinë me Vetëvendosjen
Në një emision të RTV Dukagjinit, Gashi ka thënë se në LDK ka pasur dy rryma sa u përket negociatave me Vetëvendosjen.
“Njëra rrymë ka qenë që të shkohet në rrugë radikale dhe se posti i presidentit i takon LDK-së, ta propozojë dhe partneri i koalicionit duhet ta përkrahë në mënyrë absolute. Dhe, rryma tjetër kanë qenë shumicë, e cila ka thënë se kjo është çështje e formulimit gjuhësor dhe ne duhet ta ndërtojmë një partneritet qeverisës dhe problemi që do të vijë brenda 12 muajsh në tavolinë të mos jetë problem që e rrëzon qeverinë. Pra, të pajtohemi që LDK të ketë të drejtën e propozimit të presidentit me konfirmim nga Vetëvendosje”.
Po ashtu, ai ka thënë se Vetëvendosje nuk i la alternativa shumë LDK-së për të zgjedhur ministri, prandaj vendosën për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Politika e jashtme është e lidhur direkt me kryeministrin. Qëndrimet politike të Albin Kurtit janë të lidhur kryesisht me politikën e jashtme, prandaj Ministrja e Jashtme automatikisht është menduar të shkojë te Kurti. Financat lidhen me kryeministrin dhe gjithë lufta e tij ka qenë për të kontrolluar financat. Ia kemi lënë atij edhe financat. Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ia kemi lënë atij [Kurtit], sepse ka menduar që e drejton më mirë. Kanë vlerësuar se kanë pasur sukses në shëndetësi në Komunë e Prishtinës, ia kemi lënë edhe Ministrinë e Shëndetësisë. A duhet të zgjedhim ne diçka?!”
Nga ana tjetër, ai ka thënë se në fushën e sigurisë kryeministri ka kompetenca të jashtëzakonshme, përfshirë emërimin e shefit të AKI-së, drejtorin e përgjithshëm të Policisë e persona të tjerë me rëndësi, prandaj, sipas tij, edhe LDK duhet të ketë ndonjë përgjegjësi në fushën e sigurisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












