Bota
Trump: Dua gjykim të menjëhershëm
Trump u akuzua për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit,
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërkoi gjykim të menjëhershëm në Senat, pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën për shkarkimin e tij.
Trump u akuzua për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit, përcjell albinfo.ch
Rasti tani duhet të kalojë në Senat dhe ligjvënësit atje duhet të vendosin për largimin ose jo të presidentit nga detyra.
Senati kontrollohet nga Partia Republikane e Trumpit dhe gjasat për shkarkimin e tij shihen si tejet të vogla.
Megjithatë, demokratët, që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuseve, kanë refuzuar deri më tash ta çojnë rastin në Senat, duke thënë se ky institucion nuk i lejon dëshmitë e dëshmitarëve dhe se, në këtë mënyrë, nuk do të mbajë gjykim të drejtë.
Në një seri të postimeve në Twitter, Trump tha se demokratët nuk duan gjykim, sepse “rasti i tyre është shumë i keq”.
“Ata kanë zero prova”, tha Trump.
Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, ka thënë më herët se procesi në Senat mund të zhvillohet pa dëshmitarë.
Për çfarë akuzohet Trump?
Trump akuzohet se i ka bërë presion Ukrainës për të zbuluar informacione të dëmshme për Joe Bidenin, i cili mund të jetë rival i tij në zgjedhjet e vitit 2020, dhe djalin e tij, Hunter.
Hunter ka punuar për një kompani ukrainase, kur Joe Biden ka qenë nënpresident i SHBA-së.
Në këmbim të favoreve nga Ukraina, Trump akuzohet se ka mbajtur dy gjëra pezull: ndihmën ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarësh, dhe një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas.
Me këto veprime, sipas demokratëve, Trump ka abuzuar me pushtetin, pasi ka përdorur zyrën e presidentit për përfitime politike personale dhe në dëm të sigurisë kombëtare.
Trump akuzohet edhe për pengim të punës së Kongresit, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë në hetime.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












