Shqipëria
”The Guardian”: Shqipëria, vend i çuditshëm, antik dhe i mrekullueshëm
Tri fjalët përshkruese për Shqipërinë në gazeten e njohur britanike ”The Guardian” ishin: I çuditshëm, antik dhe i mrekullueshëm
Gazeta më e madhe britanike ”The Guardian” ka shkruar se Shqipëria është një vend vërtet i admirueshëm për t’u vizituar.
Shqipëria mund të jetë një nga destinacionet turistike, të cilat nuk mund t’i keni vizituar. Ka shumë për të zbuluar ndërmjet kryqëzimeve kulturore të një vendi që ju siguron një aventurë të vërtetë”, shkruan Fiona Dunlop për gazetën e njohur britanike ”The Guardian”.
Në reportazhin ajo tregon rrugëtimin nëpër Shqipëri, duke vendosur titullin: “Në shtegun e të papriturës-një udhëtim tokësor nëpër Shqipëri”.
“Më në fund ia dolëm të mbërrinim në vendin e bukurisë të rajonit, Syri i Kaltër, i cili ndodhet në një luginë të gjelbër. Këtu, ndodhej një burim që dilte nga një shkëmb karstik dhe derdhej në liqenin e tij me çdo variant të mundshëm të smeraldit”, shkruan ”The Guardian”.

Po ashtu, ky artikull vë në pah edhe tolerancën fetare në Shqipëri, si popull multietink dhe me harmoni ndërfetare.
“Berati ishte aty ku ne kuptuam se si Krishtërimi, Islamizmi, Bektashizmi dhe Judaizmi kanë bashkëjetuar në harmoni për shekuj me radhë në Shqipëri. Kjo tolerancë u ilustrua nga xhamia e sulltanit të shekullit XV, ende në përdorim, një xhami sufi, një muze i vogël hebre dhe një katedrale madhështore ortodokse”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës Dogana gjermane sekuestroi 17 kuti kartoni nga Zvicra ... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C











