Futboll
Marash Kumbulla kërkohet edhe nga Manchester United
Pas Inter dhe juventus, edhe Manchester United e do Marash Kumbullën
Pas Interit dhe Juventusit, edhe Manchester United e do Marash Kumbullën.
Për Marash Kumbullën nuk interesohen vetëm dy gjigandët e futbollit italian, Juventusi dhe Interi, pasi së fundmi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili ka bërë një sezon të shkëlqyer deri tani me fanellën e Veronës, ka përfunduar në radarët e Manchester United.
Djajtë e Kuq e kanë ndjekur lojtarin dhe shikojnë te Kumbulla një të ripremtues që mund të ketë një karrierë fantastike për këtë arsye kanë nisur edhe kontaktet e para me drejtuesit e Hellas.
Fillimisht ka qenë Juventusi që ka shfaqur interes për lojtarin, ndërkohë që në javët e fundit ka lëvizur edhe Interin, por me hyrjen në garë të United, konkurrenca pritet të jetë më e ashpër.
Aktualisht kartoni i Kumbullës vlerësohet rreth 15 milionë euro, por nëse vazhdon me këto paraqitje, vlera e shqiptarit do të rritet ndjeshëm.
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej











