E-Diaspora
Gjermani: Trefishim i emigrantëve shqiptarë në vitet e fundit
Këtë e tregojnë edhe shifrat më të fundit të publikuar nga INSTAT
Gjermania është një prej destinacioneve kryesore të emigrantëve shqiptarë, ku si me magnet në vitet e fundit po tërheq profesionistët, si mjekët, infermierët, apo edhe IT-të.
Këtë e tregojnë edhe shifrat më të fundit të publikuar nga INSTAT, ku në katër vjet, numri i emigrantëve shqiptarë atje u rrit më shumë se tre herë. Në 2019-n, sipas INSTAT, jetonin dhe punon në Gjermani 50,400 mijë emigrantë shqiptarë, apo 4.2% e totalit të emigrantëve shqiptarë në botë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, numri i emigrantëve shqiptarë në botë është rreth 1,2 milion.
Të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Instituteve të Statistikave të vendeve të tjera ndihmojnë për ilustrim në lidhje me destinacionet më të rëndësishme për emigrantët shqiptarë. Italia dhe Greqia kanë përqindjen më të madhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit (rreth 75 për qind).
Ato ndiqen nga SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Belgjika, etj. Në tabelën e mëposhtme tregohet shpërndarja në përqindje e emigrantëve shqiptarë sipas destinacioneve kryesore për periudhën 1995 – 2019.
Në grafikun e mëposhtëm paraqitet norma e rritjes vjetore të numrit gjithsej të emigrantëve shqiptarë në katër vendet kryesore sipas destinacionit. Vihet re që numri i emigrantëve në Itali, Greqi dhe ShBA është rritur në mënyrë intensive gjatë pesëvjeçarëve 1990 – 1994 dhe 1995 – 1999, të cilat përbëjnë periudhën e emigracionit masiv të shqiptarëve.
Gjatë viteve 1990 – 1994, numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi, Itali dhe SHBA rritej çdo vit me rreth 30 % të numrit të vitit paraardhës. Këto norma bien në rreth 11 % gjatë periudhës 1995 – 1999. Pas vitit 2000, norma e rritjes së numrit të emigrantëve shqiptarë në Greqi bie me shpejtësi dhe arrin në nivele negative gjatë periudhës 2010 – 2019. Kjo do të thotë se, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, numri gjithsej i emigrantëve shqiptarë në Greqi po zvogëlohet.
Gjatë periudhës 2015 – 2019, edhe në rastin e Italisë dhe SHBA, norma vjetore e rritjes së numrit të emigrantëve është zvogëluar në mënyrë konstante, duke arritur në rreth 3 %.
Nga ana tjetër, numri i emigrantëve shqiptarë në Gjermani ka ndryshuar me ritme të tjera nga ato të Italisë, Greqisë dhe SHBA-së. Gjatë viteve 1990 – 1994, ky numër rritej me rreth 10 % në vit. Më pas norma vjetore e rritjes u zvogëlua në mënyrë konstante, duke arritur në rreth 1 %, përgjatë periudhës 2010 – 2014. Vetëm pas vitit 2015, numri i emigrantëve shqiptarë në Gjermani filloi të rritej me një normë vjetore prej rreth 35 %, duke e kthyer këtë vend si destinacionin kryesor të tyre. Kjo ka bërë që pesha që zënë emigrantët shqiptarë në Gjermani, në numrin gjithsej të emigrantëve, të katërfishohet nga 1,3 % në 4,2 %.
Gjatë viteve 2008-2009, 22.8 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë greke; në Itali 14 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë italiane. Kështu së bashku me një numër të panjohur të shqiptarëve të paregjistruar, popullsia e shqiptarëve jashtë vendit do të ishte më e madhe. Nga ana tjetër, popullsia me shtetësi shqiptare jashtë vendit përfshin një brez të dytë të fëmijëve të lindur jashtë Shqipërisë, të cilët nuk duhet të konsiderohen emigrantë.
Duhet të theksohet se shtetësia është një karakteristikë e ndryshueshme, njerëzit mund të fitojnë shtetësinë e vendit të huaj të qëndrimit të tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
19-vjeçarja zvicerane bën një zbulim spektakolar, nderohet me çmim special Gjimnazistja 19-vjeçare Nora Artico nga shkolla e mesme e Münchenstein u nderua me çmimin special “European...
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës