Uncategorized
Sakrificat e zjarrfikësve vullnetarë të Australisë
“Ne po e bëjmë këtë, sepse është pasion. Është vëllazëri”, thotë Daniel Knox.
Ai është një prej mijëra australianëve që kanë hequr dorë nga përditshmëria për të luftuar krizën me zjarre në Australi.
Për javë të tëra, 22-veçari ka qenë me telefon në dorë, për të shkuar kudo që i është kërkuar.
Ai është pjesë e Shërbimit të Zjarrit të Uellsit të Ri Jugor, që e cilëson veten si “organizata më e madhe në botë e zjarrfikësve vullnetarë”.
Të 70,000 anëtarët e saj janë të trajnuar dhe përveç disa zyrtarëve të lartë, të tjerët nuk paguhen.
Knox i është bashkuar brigadës së tij lokale në jug të Sidnejt pesë vjet më parë, kur ka qenë 17-vjeçar.
Ai ka kaluar shumë kohë me një zyrtar të lartë, Andrew O’Dwyer, me të cilin ka diskutuar për futboll dhe fotografi.
“Ai më ka marrë në krahun e tij dhe më ka ndihmuar shumë. Ai më ka respektuar tejet shumë, edhe kur kam bërë gabime, ai ka qenë vëllai im”, ka thënë ai për BBC-në.
Javën e kaluar, O’Dwyer dhe Geoffrey Keaton, zëvendës-kapiteni i Brigadës Horsley, janë nisur natën për të fikur një zjarr masiv.
Gjatë rrugës, automjeti i tyre është përplasur me një dru. Tre zjarrfikës kanë arritur të ikin ndonëse të plagosur, por O’Dwyer dhe Keaton, të dy baballarë të fëmijëve të vegjël, kanë vdekur.
Zjarre shumë të rrezikshme
Nga muaji shtator, afro 3,000 zjarrfikës kanë qenë jashtë Uellsit të Ri Jugor duke luftuar flakët, derisa nëntë prej tyre kanë humbur jetën.
Rreth 90 për qind e këtyre personave janë vullnetarë që nuk paguhen, ka thënë një organizatë e financuar nga qeveria, që drejton vullnetarët.
Zjarret e mëdha kanë djegur më shumë se 4 milionë hektarë tokë në Australi nga muaji shtator.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë















