Jeta në Zvicër
Policë të rremë kërkojnë nga qytetarët t`ua dorëzojnë paratë për “t`i ruajtur”
Në njërin nga rastet e njohura për policinë, mashtruesit arritën ta bindin një person që të tërhiqte nga banka më shumë se 20.000 franga, për t`i “deponuar” ato në një vend për të cilin ishin marrë vesh
Policia e Lucernit paralajmëron qytetarët që të kenë kujdes nga mashtruesit, të cilët prezantohen si policë. Vetëm të hënën, policia është njoftuar dhjetë herë nga qytetarët, të cilët kanë denoncuar përpjekje të tilla për mashtrim, shkruan Luzerner Zeitung.
Persona që flasin në gjermanishten standarde, ose edhe në dialekt, u telefonojnë viktimave potenciale, duke u paraqitur si policë, përfaqësues të Policisë Federale ose të Prokurorisë Publike, transmeton albinfo.ch. Për shkak të një serie vjedhjesh që gjoja kanë ndodhur në lagjen e viktimës, ata e pyesin për paratë e gatshme dhe stolitë e tij.
Viktimat kështu detyrohen të tërheqin paratë e gatshme nga kontot e tyre, bën të ditur policia. Mashtruesit në secilin rast kanë provuar të caktojnë një termin për pranim-dorëzimin e parave.
Në njërin nga rastet e njohura për policinë, mashtruesit arritën ta bindin një person që të tërhiqte nga banka më shumë se 20.000 franga, për t`i “deponuar” ato në një vend për të cilin ishin marrë vesh. Personi në fjalë thotë se telefonuesit ia kishin tërhequr disa herë vërejtjen që të mos e paraqesë rastin tek policia e uniformuar, sepse në atë mënyrë do të rrezikohej rrjedha e hetimeve, përcjell albinfo.ch. Por, viktima kësaj here kishte reaguar si duhet dhe e kishte njoftuar policinë me kohë, bën të ditur sot Policia e Lucernit.
Në lidhje me këtë dukuri, Policia i bën apel popullatës që t`i trajtojë me dyshim telefonuesit e panjohur. Ajo ka shpërndarë edhe një fletushkë me informacione lidhur me këtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














