Kosova
Mustafa: LDK s’cakton data, fituesi s’duhet të vonohet
Mustafa ka thënë se LDK s’po kërkon lëmoshë prej Vetëvendosjes, por po kërkon hise në institucione
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij s’cakton datën e formimit të Qeverisë. Ka thënë se është obligim i Vetëvendosjes të marrë mandatin dhe të mos vonohet në krijimin e institucioneve të reja.
Mustafa ka thënë se LDK s’po kërkon lëmoshë prej Vetëvendosjes, por po kërkon hise në institucione bazuar në fuqinë politike që ka marrë më 6 tetor.
“LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK insiston që sa më parë të kemi formim të institucioneve dhe kjo nuk do të thotë se LDK domosdoshmërisht do të bëhet pjesë e qeverisë”, ka shkruar Mustafa në një reagim në FB.
Po ashtu, Lideri i LDK-së ka thënë se Vetëvendosje nuk e ka konsultuar fare LDK-në kur e ka propozuar Glauk Konjufcën për Kryeparlamentar.
Sidoqoftë, Kurti, sot pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, tha se është në dorën e LDK-së se kur do të vendoset data e krijimit të Qeverisë së Kosovës. Madje, tha se Presidenti s’mund të caktojë mandatarin pa e dërguar VV propozimin dhe pa marrëveshje me LDK-në.
Reagimi i Mustafës në FB
Të nderuar qytetarë,
Lidhja Demokratike e Kosovës është angazhuar për marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV mbi bazën e rezultateve zgjedhore të datës 6 tetor, të certifikuara nga KQZ.
Nga këto zgjedhje ka dalë LVV si fitues relativ me 29 deputetë dhe LDK, parti e dytë, me 28 deputetë. Nga zgjedhjet nuk ka fitues absolut, i cili jep ose është gjeneroz ndaj palës tjetër, por kemi një situatë ku përgjegjësia ndahet ndërmjet atyre që synojnë të bëhen partnerë në qeverisjen e ardhshme. Prandaj VV duhet të heq dorë nga diskursi se i ka dhënë diçka LDK-së. Lirisht mund ta themelojë qeverinë në qoftë se kanë votë të qytetarëve dhe mandate për ta bërë atë.
LDK nuk ka kërkuar lëmoshë, por kemi ofruar gatishmërinë për t’i shërbyer qytetarit në partneritet të plotë, në proporcion me mandatet në Kuvend.
LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK insiston që sa më parë të kemi formim të institucioneve dhe kjo nuk do të thotë se LDK domosdoshmërisht do të bëhet pjesë e qeverisë.
Është obligim i fituesit të zgjedhjeve që të shmangë vonesat dhe t’i eliminojë pengesat për formimin e institucioneve. Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se VV do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit.
Për hir të së vërtetës, LDK jo që ka refuzuar, por ka vlerësuar se duhet t’i takojë Kryeparlamentari me marrëveshje.
Caktimi i mandatarit, marrja e manatit për Kryeministër dhe gjetja e zgjidhjes për formimin e qeverisë, në këtë fazë, është detyrim i subjektit që renditet i pari në zgjedhje.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












