Lajme
I rritet çmimi Vedat Muriqit
Vedat Muriqit është duke i fluturuar çmimi në treg.
Sulmuesit të Fenerbahçës i është rritur përsëri çmimi nga 8 në 12 milionë në faqen e njohur të transfereve, transfermarkt.
Vedatit i ishte rritur çmimi edhe vitin e kaluar, ku nga 3 milionë i ishte rritur në 8 milionë euro.
Sot kjo faqe ka përditësuar çmimin e lojtarit, duke e rritur atë në 12 milionë euro.
Vedat Muriqi ka shkëlqyer deri me tani me Fenerbahçen në Super Ligën turke, ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë tri asistime në 16 paraqitje për skuadrën, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shënuar edhe një gol në kupën e Turqisë, ku ka bërë edhe një asistim.
Muriqi po ashtu ka shënuar edhe katër gola për Kosovën dhe ka bërë dy asiste nga gjashtë ndeshje për kualifikimet për Euro 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












