Bota
4 ditë pune, më mirë apo më keq
A mund të ndikojë në rritjen e produktivitetit, java e punës me 4 ditë?
Të shumta janë kompanitë që theksojnë rëndësinë e ekuilibrit midis jetës profesionale dhe asaj personale. Ata e pranojnë faktin se punonjësit e tyre kanë nevojë të pushojnë dhe se mbingarkesa në punë nuk është asapk në të mirë të produktivitetit të kompanisë së tyre. Ka dhe nga ato kompani, të cilat po testojnë javën e punës me katër ditë dhe po shikojnë ndikimin e tyre në rritjen e produktivitetit, transmeton Monitor.
Avantazhet e javës me katër ditë pune:
Punonjësit do të gëzojnë të njejtën pagesë dhe do të kenë 3 ditë pushimi. Kjo sepse punonjësit e ditëve të sotme ndihen shumë të mbingarkuar, duke qenë se punojnë deri në 70-80 orë në javë. Por një ritëm i tillë jete ndikon negativisht edhe në shëndetin e këtyre punonjësve dhe ata i kushtojnë gjithnjë e më pak kohë familjes së tyre dhe miqve, përcjell albinfo.ch.
Nëse të gjithë punonjësve do t’i krijohej mundësia për të punuar 4 ditë në javë dhe për të pushuar 3 të tjera, ata do të bënin maksimumin që të përfundonin brenda këtyre 4 ditëve projektet e ngarkuara dhe gjatë 3 ditëve të tjera do të kishin të gjithë kohën e mjaftueshme për të kryer të gjitha aktivitetet e tjera.
Prandaj java e punës me katër ditë, do të ndikonte në vendosjes e ekuilibrit ndërmjet jetës profesionale dhe asaj personale dhe mbi të gjitha do të ndikonte në rritjen e produktivitetit.
Kjo do të ishte ideale, por a mund të realizohet një gjë e tillë?
Pavarësisht entuziazmit për një javë pune më të shkurtër dhe avantazheve me të cilat shoqërohet ajo, ekzistojnë edhe shumë barriera që e pengojnë realizmin e saj. Kompani të ndryshme nuk mund të kalojnë nga sot nesër, nga një javë me pesë ditë pune tek një javë me katër ditë pune, sepse përveç reduktimit të orëve të punës, ajo që është më e rëndësishmja për t’u ndryshuar dhe në të njejtën kohë edhe më e vështira është mendësia, ajo që duhet ndryshuar.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













