Kosova
Arrestohet redaktorja për lajmin e rremë në Mal të Zi
Autoritetet malazeze kanë thënë se “gjithçka në tekstin e këtij lajmi ishte gënjeshtër absolute dhe përpjekje për përhapjen e dezinformatave, që për qëllim kishte përhapjen e panikut”
Është bërë e ditur se redaktorja e “Fos Media” në Malin e Zi, Anxhela Gjikanoviq, është arrestuar nën dyshimin se ka përhapur panik me lajmin se 250 anëtarë të Policisë Speciale të Kosovës u janë vënë në dispozicion autoriteteve malazeze për intervenim, me rastin e Natës së Krishtlindjeve Ortodokse.
Sipas raportimeve në mediat e Malit të Zi, policia ka thënë se me lajmin që 250 anëtarët e ROSU-s janë në dispozicion të autoriteteve të sigurisë në Mal të Zi për ditën e tubimit në Podgoricë, për organizimin e planifikuar për të hënën, ka “nxitur panik duke dhënë lajme të rreme”.
Po ashtu, autoritetet malazeze kanë thënë se “gjithçka në tekstin e këtij lajmi ishte gënjeshtër absolute dhe përpjekje për përhapjen e dezinformatave, që për qëllim kishte përhapjen e panikut”.
Nga ana tjetër, sot gjatë ditës ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës që ka mohuar këto raportime.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës demanton fuqishëm shpifjen e publikuar nga FOS Media dhe disa portale tjera lokale në Mal të Zi, në lidhje me gjoja ‘disponueshmërinë’ e Forcave Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës (ROSU) për intervenim në territorin e Republikës së Malit të Zi, me rastin e Natës së Krishtlindjeve Ortodokse. Republika e Kosovës respekton sovranitetin e Republikës së Malit të Zi dhe vë në pah se në bazë të ligjeve në fuqi dhe Kushtetutës, përgjegjësitë e Policisë së Kosovës kufizohen në kuadër të territorit të Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës konsideron se informacionet e falsifikuara dhe dashakëqija nuk i shërbejnë paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon, si dhe u bën thirrje qarqeve të këtilla të rishikojnë qëndrimet e dëmshme që i shërbejnë tensionimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ndëretnike dhe ndërfetare”, thuhej në reagim të MPJ-së së Kosovës.
Pas botimit, “Fos Media” kishte tërhequr tekstin dhe kishte kërkuar falje. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit Rreth 105 mijë pako me fletëvotime do të shpërndahen deri më 6 qershor 2026... -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money” -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation
Jeta në Zvicër
-
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation Themeluesi i kompanisë ajrore GP Aviation, e njohur për fluturimet ndërmjet Kosovës dhe vendeve evropiane, është... -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027














