Integrimi
Shqiptarja, storie suksesi në Angli, botoi libër për Universitetin Oxford
“Sekretet zyrtare dhe mbikëqyrjen në BE”, libri i botuar nga shqiptarja për Universitetin e Oxford-it
Pa dyshim që të rinjtë shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, jo vetëm në fushën e muzikës dhe të sportit, por edhe në atë akademike. E patjetër njëra nga këto është 27-vjeçarja shqiptare nga Shkupi, Vigjilenca Abazi, shkruan albinfo.ch.
Edhe pse Abazi është vetëm 27 vjeçe, ka një biografi të jashtëzakonshme. Thuajse të pamundur për një person të moshës së saj.
Sipas informacioneve, thuhet se ajo tani është anëtare e ‘Emile Noel’ në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente në Universitetin e Mastrihit.
Po ashtu, vlen të theksohet se ajo ka doktoruar në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.
Gjithashtu, Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian dhe pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian.
Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike dhe se ka më shumë se njëzet botime shkencore, duke përfshirë edhe librin të botuar edhe për Universitetin e Oxford’it, “Sekretet zyrtare dhe mbikëqyrjen në BE”, transmeton albinfo.ch.
Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës. Abazi ka qenë e ftuar të ligjerojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Laë School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez. Vigjilenca është shprehë se në të ardhmen do të donte të transferonte përvojën e saj në Maqedoni dhe të investonte njohuritë e saj në vendin ku ajo lindi.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













