Lajme
Posta e Kosovës ua ul pagat punëtorëve
“Për punonjësit me gradat: 1, 2,3,4,5,6,7,8,9,10,11 dhe 12 grada e re është për 10% (dhjetë për qind) më e vogël.
Për punonjësit me gradat 13,14,15,16 dhe 17 grada e re është për 15% (pesëmbëdhjetë për qind) më e vogël. Pagat me gradat e reja do të aplikohen nga muaji janar 2020.
Po ashtu, ju njoftojmë se pas nxjerrjes së akteve të nevojshme do të bëhet pagesa e përvojës së punës prej 0.5%, sa më shpejt që të jetë e mundshme. Kjo ndikon që ulja e pagave për shumicën e punëtorëve, sidomos e atyre me përvojë më të gjatë, të mos vërehet fare.
Gjithashtu, edhe me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave nuk do të këtë ulje tjetër të pagave për gradat 1-12”, është bërë me dije në njoftimin e brendshëm të këtij insitucioni për punëtorët, të cilin e ka siguruar “Epoka e re”, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Nis trafiku i pushimeve verore në Zvicër: Kolona drejt jugut, disa kilometra e gjatë Që të shtunën në mëngjes, trafiku në autostradën A2 u bllokua për tetë kilometra përpara Portalit... -
Zvicër: 24 % e makinave të regjistruara së fundmi, janë makina elektrike -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
Puna në Zvicër: 300,000 vende të reja pune në pesë vjet -
200 franga më pak për person: Lucerni tërheq me zbritje qiraje














