Lajme
Një tjetër kosovar bën propagandë për Iranin
Policia e Kosovës ka arrestuar dje Ikballe Berisha- Hudutin, nën dyshimin për lidhjet e saj me Iranin dhe thirrjet që kishte bërë ajo për hakmarrje ndaj Amerikës pas vrasjes së gjeneralit famëkeq Kasem Sulejmani.
Por, si duket Huduti nuk është e vetmja në Kosovë që po bën një propagandë për Iranin. Është edhe një shqiptar tjetër nga Kosova, i cili po bënë një propagandë të tillë përmes rrjetit social Facebook, kundër Amerikës, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për Bujar Rogovën, i cili është nga Gjakova e që i përket sektit shiia. Ai vazhdimisht shpërndan nëpër rrjete sociale thirrje kundër Amerikës, por edhe kundër sektit tjetër mysliman sunit.
Bujar Rogova, me epitetin Kerim, që nga vrasja e gjeneralit Kasem Sylejmani nga SHBA-ja e ka vendosur në profilin e tij foton e gjeneralit iranian.
Ai ka shpërndarë edhe një videomaterial, ku shihet se si do të sulmohet me raketa eskorta e presidentit të SHBA-së Donald Trump. Gjithashtu ai shpërndan me dhjetëra postime në Facebook kundër Amerikës dhe në mbështetje të Iranit, madje ai kishte shpërndarë edhe postimet e Ikballe Berisha- Huduti, ku kishte bërë thirrje për hakmarrje ndaj SHBA-së, e ku për shkak të këtyre postimeve ajo dje u arrestua nga Policia e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin















