Bota
Rrëzimi i aeroplanit ukrainas, aksident apo i qëllimshëm
Fillimisht autoritetet ukrainase njoftuan se aksidenti me avionin në Iran ishte për shkaqe teknike
Më 8 janar 2020, fluturimi PS752 i International International Airlines i Ukrainës nga Teherani për në Kiev u ndërpre për shkak se avioni u rrëzua menjëherë pas ngiritjes, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë të pranishmëve në bord, gjithsej 176 viktima.
Sipas deklaratave të para nga autoritetet iraniane, katastrofa u shkaktua nga një zjarr në një motor, por autoritetet ukrainase kanë filluar të dyshojnë dhe linja ajrore ka vendosur të anulojë çdo fluturim të planifikuar për në Iran, transmeton TCH.
Më poshtë është njoftimi për shtyp i publikuar në faqen në Facebook të kompanisë:
Informacion për pasagjerët e UIA-s janë ndalur fluturimet për në/nga Teherani
Për shkak të situatës në rajon, UIA njofton pezullimin e fluturimeve të planifikuara ndërmjet Kievit dhe Teheranit, nga 8 janari 2020, deri në njoftimin e mëtejshëm.
Vendimi është marrë nga menaxhmenti i UIA dhe u konfirmua si një ndalim i lëshuar nga Administrata Shtetërore e Aviacionit të Ukrainës për fluturime në hapësirën ajrore të Iranit për të gjithë aeroplanët e regjistruar në Ukrainë.
Pasagjerët do të kompesohen, aty ku është e mundur, ose do t’ju ofrohet një rimbursim. Udhëtarët këshillohet të kontaktojnë agjencitë e blerjes së biletave.
Në një njoftim të dytë të linjës ajrore të Ukrainës raportohen emrat e tre pilotëve që ishin në bordin e avionit dhe orët e tyre në fluturim.
Arsyeja është e thjeshtë: sipas të dhënave, avioni ishte në fluturim në 2400 metra nga toka përpara se të fillonte përplasja, një lartësi ku – sipas kompanisë – mundësia e gabimit ishte minimale, duke pasur parasysh përvojën e pilotëve, përcjell albinfo.ch.
Disa dyshime u ngritën pas disa imazheve, publikuara nga faqja e Agjencisë së Lajmeve të Iranit të menaxhuar nga shteti, në të cilat ka shenja dhe vrima në disa pjesë të rrënojave që do të sugjeronin për dicka tjeter dhe jo aksident. Kjo ka nxitur teorinë se avioni është qëlluar nga toka, por mbetet për t’u provuar.
Ambasada e Ukrainës në Iran fillimisht kishte folur për një aksident të shkaktuar për shkaqe teknike, dhe më pas tërhoqi gjithçka në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar "Mos kini frikë. Mund të merrni trajtim në spitalet tona", tha kirurgu i njohur kardiak, René... -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih














