Lajme
Australi: Rikthehen temperaturat e larta, shtohet rreziku i zjarreve
Gjasat e rrezikut për temperatura të larta dhe mundësia për zjarre po shtohen në Australi
Gjasat e rrezikut për temperatura të larta dhe mundësia për zjarre po shtohen në Australi.
Së fundi, autoritetet në juglindje të Australisë u bënë thirrje banorëve të largohen për shkak të rikthimit të nxehtësisë ekstreme dhe erërave të forta që pritet të përkeqësojnë situatën e krijuar nga zjarret masive, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas meterologëve, në ditën e premte temperaturat priten të rriten mbi 30 gradë Celsius, duke i dhënë fund shiut e temperaturave më të ulëta që ofruan një lehtësim të përkohshëm për zjarrfikësit që luftojnë me flakët prej muajit shtator. Si pasojë e një thatësire trevjeçare, rajoni është shndërruar në një tokë shkurresh të thata që kanë nxitur katastrofën.
Temperaturat në rritje kanë bërë që zyrtarët në shtetin Viktoria të zgjasin periudhën nën të cilën shteti do të jetë në emergjencë.
Kujtojmë se mbi 200 vatra zjarri në gjithë vendin kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 26 personave si dhe kanë shkatërruar rreth tetë milionë hektarë tokë e më shumë se 2 mijë shtëpi. Tymi i zjarreve ka mbuluar Sidnein e qytete të tjera për javë të tëra dhe ka mbërritur deri në Zelandën e Re apo Brazil.
Nga ana tjetër, kryeministri Scott Morrison, i cili është përballur me kritika të forta mbi përgjigjen ndaj situatës, ka vënë në dispozicion një fond prej 1.4 miliardë dollarësh në ndihmë të banorëve, bizneseve e fermerëve.
Shkencëtarët thonë se nuk ka dyshim se ndryshimet klimatike të bëra nga njeriu kanë kontribuar në situatën tejet shkatërruese që kanë shkaktuar zjarret këtë vit, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











