Bota
Akuzat ndaj Trumpit në Senat, në fillim të javës tjetër
Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga demokratët, do të dërgojë akuzat formale kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Senat në fillim të javës së ardhshme, ka deklaruar Nancy Pelosi të premten.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Pelosi, ka qenë e angazhuar në diskutime për tri javë me liderin e shumicës në Senat, Mitch McConnell, lidhur me gjykimin e Trumpit në Senat.
Demokratët kanë kërkuar përfshirjen e deklaratave të dëshmitarëve dhe provave për presionin e presidentit Trump ndaj Ukrainës rreth hetimeve ndaj presidentit dhe ish-zëvendëspresidentit Joe Biden.
McConell nuk e mbështeti këtë ide, duke theksuar se ka mjaftueshëm vota të republikanëve për të filluar gjykimin pa pasur nevojë të dëgjohen dëshmitarë të tjera, duke përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare të Trumpit, John Bolton.
Demokratët janë duke tentuar të bindin disa republikanë të moderuar për të lejuar dëshmitarë të rinj.
Senati pritet të gjykojë Trumpin para fillimit të fushatës presidenciale.
Presidenti akuzohet për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.
Hetimi ndaj tij filloi pasi një informator i paidentifikuar e informoi Kongresin për një telefonatë midis presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelenksyit, e zhvilluar në korrik të këtij viti, shkruan evropaelire. Sipas tij, gjatë bisedës, Trump i kishte kërkuar Zelenskyit që Ukraina të hetojë për korrupsion, rivalin e tij politik, Joe Biden dhe djalin e tij Hunter.
Joe Biden është ndër pretendentët kryesorë për të fituar nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Trump gjithashtu akuzohet se ka kushtëzuar një ndihmë financiare të SHBA-së për Ukrainën, në këmbim të hetimeve të kërkuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për tentativë vrasjeje të gruas në prani të fëmijës Një burrë e kishte goditur me thikë gruan e tij të ndarë më shumë se 20... -
Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçari nga Kosova në Londër -
Amina Nuraj: “Unë, bija e Atdheut”, një rrëfim mbi identitetin shqiptar në Sanxhak -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Disspora
Diaspora: 15 miliardë € në 18 vjet për Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Shefi i zjarrfikësve merret në pyetje në hetimin zviceran për zjarret fatale Shefi lokal i zjarrfikësve për një vendpushim skish zviceran në Crans-Montana, ku shpërtheu një zjarr i... -
Pse primet e sigurimit shëndetësor zviceran ndryshojnë kaq shumë midis kantoneve në vitin 2026? -
Zvicra shpall rrezikun më të lartë të orteqeve për disa pjesë të Alpeve -
Rriten dërgesat ilegale të medikamenteve nga BE drejt Zvicrës -
Coop njofton konsumatorër pasi tërhoqi nga shitja çokollatat “Halba”













