Lajme
Vdesin njëmbëdhjetë imigrantë pas përmbytjes së barkës afër Turqisë
Njëmbëdhjetë imigrantë, përfshirë tetë fëmijë, kanë vdekur pasi barka e tyre u përmbyt jo shumë larg bregdetit perëndimor të Turqisë, raporton agjencia e lajmeve “Anadolu”.
Kjo agjenci njoftoi se tetë persona të tjerë janë shpëtuar të gjallë nga barka që ndodhej afër qytezës Cesme, i cili shtrihet në bregdetin turk të Detit Egje.
Turqia është bërë njëra ndër pikat kryesore për imigrantët që e synojnë Evropën që nga viti 2015.
Shumë prej tyre kanë ikur nga varfëria dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Lëvizja e tyre është zvogëluar shumë nga viti 2016, kur Ankaraja arriti marrëveshje me Bashkimin Evropian rreth imigrantëve, shkruan “Reuters”, transmeton GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit Qytetarët në diasporë mund të aplikojnë deri më 17 maj; votimi do të zhvillohet me postë... -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë -
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala” -
Gjermani
Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë “summa cum laude” në fushën e inteligjencës artificiale
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














