Lajme
Policia e Cyrihut do të tregojë kombësinë e të dyshuarve dhe viktimave
Parlamenti i Kantonit të Cyrihut ka miratuar sot një kundërpropozim të Qeverisë së Kantonit, ndaj një iniciative popullore të SVP-së
Policia në kantonin e Cyrihut, në të ardhmen duhet të publikojë kombësinë e autorëve të dyshuar për vepra penale. Parlamenti i Kantonit të Cyrihut ka miratuar sot një kundërpropozim të Qeverisë së Kantonit, ndaj një iniciative popullore të SVP-së, njofton sda.ch.
Për dallim nga iniciativa, policia, sipas kundërpropozimit të përmendur, duhet të përmbahet nga emërtimi i prejardhjes së huaj që mund të ketë ndonjë person me shtetësi tashmë zvicerane, i cili është i dyshuar për ndonjë delikt ose që është viktimë e një delikti.
Nëse SVP tërhiqet nga iniciativa e përmendur e saj, atëherë kundër-propozimi automatikisht do të hyjë në fuqi, transmeton albinfo.ch. Por nëse ajo tërhiqet, çështja do të vendoset me referendum. SVP ka paralajmëruar se i duhen katër javë për të vendosur se si do të veprojë lidhur me këtë çështje.
Në nëntor të vitit 2017, policia në Kantonin e Cyrihut pati njoftuar se nuk do të bënte më identifikimin e kryerësve të delikteve sipas kombësisë së tyre, përcjell albinfo.ch. Kjo kishte shërbyer si shtysë për SVP-në që të fillonte iniciativën e saj popullore në kundërshtim me vendimin e përmendur.
E-Diaspora
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës












