Lajme
Zvicër: 157 dhurues organesh për transplantim gjatë vitit 2019
Më shumë se 580 njerëz kanë marrë të paktën një organ nga këta donatorë. Disa prej tyre kanë marrë madje nga disa organe
Organet nga 157 persona të vdekur janë transplantuar në Zvicër gjatë vitit të kaluar. Ndryshe, më shumë se 580 njerëz kanë marrë të paktën një organ nga këta donatorë. Disa prej tyre kanë marrë madje nga disa organe, shkruan srf.ch.
Transplantimi më i shpeshtë ishte ai i veshkave, i cili u bë 332 herë, transmeton albinfo.ch. 168 persona kanë marrë përmes transplantimit nga një mëlçi, 39 vetave u është dhuruar dhe transplantuar zemra dhe 39 vetave mushkëritë. Ndërkaq 25 persona kanë marrë pankreasin.
Megjithatë, qindra njerëz janë ende në pritje të një organi të dhuruar. Sipas Fondacionit Kombëtar për Dhurimin e Organeve dhe Transplantimin, Swisstransplant, në fund të vitit 2019 ishin 1415 persona ende në pritje të një dhurimi të organeve.
Sipas Swisstransplant, numri prej 157 donatorëve në vit është mjaft i vogël, në krahasim evropian. Nga 157 dhuruesit e organeve, njëqind kishin vdekur nga vdekja cerebrale (e trurit). 57 të tjerët, nga vdekja cerebrale pas një arresti kardiovaskular (infarkti).
Në lidhje me Regjistrin Kombëtar të Dhurimit të Organeve, Swisstransplant tërheq një bilanc pozitiv, përcjell albinfo.ch. Ky regjistër u lansua në tetor të vitit 2018, ndërsa deri në fund të dhjetorit 2019, dëshirat e tyre për dhurim organesh në këtë regjistër i kishin regjistruar 79.229 persona.
Mungesa e shprehjes së vullnetit për dhurim organesh, para vdekjes së pacientëve çon në një shkallë të lartë refuzimi të marrjes së organeve në spitale, transmeton albinfo.ch. Sipas kësaj, gjysma e të afërmve të pacientëve të vdekur refuzojnë të dhurojnë organe nëse dëshira e pacientit për të dhuruar nuk ka qenë e shprehur në të gjallë të tij.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













