E-Diaspora
Gerta Miftari, 15-vjeçare, boton romanin e saj në gjuhën angleze
Nxënësja 15-vjeçare nga Landau ka shkruar një roman prej 336 faqesh, i cili është botuar më në fund, në fillim të janarit të këtij viti. Romani titullohet "Coldhearted Mafia Boss" (Bosi i pandjenja i mafias)
Gerta Miftari është një nxënëse e klasës së 10 në gjimnazin e qytetit gjerman, Landau. 15-vjeçarja me prejardhje kosovare, është shumë punëtore ambicioze dhe e angazhuar. Ajo është gjithashtu shumë e lidhur me Kosovën, nga vijnë prindërit e saj, shkruan “Landauer Zeitung”.
Përveç notave të mira në shkollë, Gerta tani ka botuar librin e saj të parë, të cilin e prezanton në bisedë me gazetën në fjalë, transmeton albinfo.ch. E veçanta për këtë libër është se ai është shkruar në anglisht dhe se nuk mbaron siç do të dëshironin lexuesit.
Romani titullohet “Coldhearted Mafia Boss” (Bosi i pandjenja i mafias).
Në libër bëhet fjalë për një grua që, ashtu si Gerta, ka rrënjë kosovare. Protagonistja është rritur në Amerikë dhe është detyruar të martohej nga prindërit e saj me një shef të pasur të një kompanie…
E pyetur nga gazeta se për çfarë bën fjalë libri, Gerta thotë se aty “bëhet fjalë për një vajzë, e cila është martuar me dhunë me një burrë, i cili është shef mafioz. Kjo gjë zbulohet shpejt kur ta lexoni librin. Pas martesës, dashuria në të vërtetë lind nga detyrimi. Pra, martesa e detyruar nuk është problemi më i madh që ka personazhi kryesor, por gënjeshtrat që ajo do të përjetojë në jetën e saj. Në rrethana të tilla ajo mëson shumë për veten e saj”, përcjell albinfo.ch.
Gerta ka porositur një kuti me dhjetë kopje të librit t`ia dërgojnë në shtëpi. “Për miqtë dhe familjen time”, thotë Gerta Miftari. Duhet të kemi parasysh se nxënësja 15-vjeçare nga Landau ka shkruar një roman prej 336 faqesh, i cili është botuar më në fund, në fillim të janarit të këtij viti, transmeton albinfo.ch. “Ende nuk mund ta besoj. Është diçka e mahnitshme të jem në gjendje ta mbaj librin në duart e mia”, thotë Gerta.
Për shkak se libri në të vërtetë ka përfunduar para më shumë se gjysmë viti, fillimisht Gerta e pati publikuar atë në formë digjitale në platformën online Wattpad. Megjithatë, për një kohë të gjatë, ajo nuk kishte mundur të gjente një botues që dëshironte ta shtypte dhe shpërndante librin, përcjell albinfo.ch. Disa prej tyre i kanë shkruar asaj, ndërsa shumica nuk i janë përgjigjur fare, thotë Gerta.
Heyne-Verlag gjithashtu kishte hedhur poshtë librin e saj, por të paktën i kishte dhënë asaj sugjerimin që ta “vetë-botonte” në platformën vetë-botuese Twentysix, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo doli me sukses: Që nga 7 janari, libri është prezantuar në faqen e internetit të botuesit, ku mund të porositet si libër i shtypur ose të shkarkohet si një libër elektronik.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen,... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së













