E-Diaspora
Angela N. e kishte paralajmëruar muaj më parë vrasjen e vogëlushit shqiptar
Siç ka shkruar gazeta “NZZ”, Angela N. e kishte planifikuar mirë krimin paraprakisht dhe madje e kishte paralajmëruar atë disa herë - megjithëse në mënyë të indirekte. Kjo del nga aktakuza.
Për krimin e tmerrshëm që ndodhi më 21 mars 2019 në lagjen Gotthelf të Bazelit, kur humbi jetën fëmija 7-vjeçar, Ilias M. është shkruar tashmë shumë herë. Rrugës për në shtëpi, duke u kthyer nga shkolla, vogëlushi, pa asnjë arsye as shkas, sulmohet me thikë nga pensionistja Angela N. * (76 vjeçe), shrkuan albinfo.ch. Ai merr plagë shumë të rënda dhe vdes një kohë të shkurtër më vonë. Kjo vrasje tronditi dhe la pa fjalë gjithë Zvicrën.
Krimi, për popullatën erdhi sikur të kishte pikur nga qielli. Por, ai megjithatë kishte një histori. Siç ka shkruar gazeta “NZZ”, Angela N. e kishte planifikuar mirë krimin paraprakisht dhe madje e kishte paralajmëruar atë disa herë – megjithëse në mënyrë indirekte. Kjo del nga aktakuza.
Rreth shtatë muaj para aktit brutal, Angela N. kishte njoftuar Gjykatën Federale në Lozanë se një veprim i dhunshëm ana e saj ishte i pashmangshëm, përcjell albinfo.ch. Vetëm disa ditë para krimit, gjykata në fjalë, shkalla më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës kishte marrë një letër tjetër. Në të, pensionistja shprehej se Gjykata Federale me sa duket dëshiron që “akti i kërkuar i dhunës të realizohet dhe të provohet”. Siç është shkruar tashmë edhe në albinfo.ch, e akuzuara për vrasje dhe bashkëshorti i saj tashmë i ndjerë, kishin pasur një histori të gjatë konfliktesh me institucionet e vendit, lidhur me pronësinë mbi një pasuri. Në këtë kontekst, ajo prej dhjetëra vitesh u drejtonte në vazhdimësi akuza institucioneve shtetërore të Zvicrës.
Sidoqoftë, kërcënimet e saj nuk kishin pasoja policore për 76-vjeçaren. Kjo i mundësoi asaj që ta përgatiste veprën e saj me kujdes dhe me qëllim – plotësisht e papenguar.
Procesi lidhur me vrasjen do të zhvillohet në prill të këtij viti. Ndërkohë, autoritetet e gjykojnë si jashtëzakonisht të lartë rrezikun e një përsëritjeje të krimit nga pensionistja. Për këtë arsye, Prokuroria Publike ka kërkuar për të akuzuarën masën e kujdestarisë (mbajtje në psikiatri), shkruan albinfo.ch. Dhe, duket se ka shanse të mira që ky opsion të pranohet edhe nga gjykata.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve po vuajnë gjithnjë e më shumë probleme shëndetësore për shkak të kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja, vetëm 28% ndihen në siklet kur rezervojnë -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit















