Kultura
Lunacek: Nuk mund ta kuptoj ndarjen e çmimit Nobel për Handken
"Unë nuk mund ta kuptoja vendimin e për e jurisë për ndarjen e çmimit Nobel për Letërsinë", ka theksuar politikania e njohur
Dhënia e çmimit Nobel për Letërsi 2019 shkrimtarit austriak, Peter Handke, është diçka e pakuptueshme për bashkatdhetaren e tij, sekretaren e re shtetërore të Austrisë për Art dhe Kulturë, Ulrike Lunacek.
“Unë nuk mund ta kuptoja vendimin për të jurisë për ndarjen e çmimit Nobel për Letërsinë”, ka theksuar politikania e njohur e gjelbër për gazetën “Kurier”.
“Unë kam lexuar disa gjëra nga ai më parë, dhe gjithashtu më kanë pëlqyer shumë, por këtë mënyrë të të shprehurit për çështje politike nga ana e tij, e cila po bën të vuajnë dhjetëra-mijëra njerëz, unë nuk e kuptoj këtë”, ka deklaruar gjithashtu Lunacek.
“Unë nuk i kuptoj deklarimet e tij për luftërat në Ballkan”, ka thënë ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin e BE-së edhe për gazetën”Tiroler Tageszeitung” (edicioni i së premtes).
Fjalën e kisha konkretisht tek fjalimi në funeralin e Slobodan Milosheviqit. [… ] Thjesht, të mbash një fjalim aty, është një gjë që nuk shkon fare!”
Handke kishte treguar solidaritet të fortë me Serbinë në kontekstin e konfliktit jugosllav dhe, sipas kritikëve, ka trivializuar ose mohuar krimet e luftës të kryera nga serbët. Në vitin 2006, ai pati mbajtur një fjalim në funeralin e liderit serb, Slobodan Milosheviq, i cili kishte rënë nga pushteti gjashtë vjet para kësaj.
Kur Handkes iu dha çmimi Nobel për Letërsinë, në tetor të vitit të kaluar, pati protesta të ashpra, sidomos nga shqiptarët dhe boshnjakët.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin










