Lajme
Australi: Rrufe, breshër, stuhi rërë dhe zjarre
Shtrëngata, breshër, stuhi rëre dhe zjarre…të gjitha këto po ndodhin në Australi.
Brigjet lindore të vendit u përballën të hënën me shtrëngata dhe breshër pas stuhive apokaliptike të rërës që përfshinë një pjesë zonash të prekura nga thatësira duke bërë një elementë të ndryshëm të motit ekstrem të rëndojnë akoma më shumë mbi vendin e zhuritur nga zjarret.
Që nga tetori, Australia është përfshirë nga zjarret, që janë rënduar si asnjëherë më parë si pasojë e ndryshimeve të klimës. Pjesë të mëdha të vendit janë zhuritur, qindra miliona kafshë kanë ngordhur, më shumë se 2 mijë shtëpi janë shkatërruar dhe të paktën 29 jetë njerëzish janë humbur.
Një breshër i dhunshëm u përplas mbi kryeqytetin Canberra të hënën, me pamjet që tregonin se si kokrrat e stërmëdha thyenin edhe degë pemësh. Shërbimet e emergjencave paralajmëruan njerëzit që ti vendosnin makinat në vende të sigurta dhe larg pemëve dhe shtyllave të energjisë elektrike.
Dy persona janë lënduar ndërkohë si pasojë e rrufeve.
Ndërsa në Nju Sauth Uells, imazhet tregonin një mur gjigant rëre që përplasej mbi qytete. Banorët lokalë thonë se ishin zhytur në errësirë në mes të ditës, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














