Lajme
Tetova, Tirana e Shkupi me ndotjen më të lartë të mjedisit në Evropë
Shqipëria më 2020 vlerësohet të jetë njëra nga shtetet me ndotje më të lartë të mjedisit në Evropë, duke shënuar 77.77 pikë. Këto të dhëna janë publikuar nga “Numbeo.com”, përcjell Sharri-info.
Referuar këtij indeksi, në vitin 2020, Tirana krahasuar me territorin e të gjithë Shqipërisë arrin pikët më të larta të ndotjes së ajrit, duke kapur vlerën prej 85.63 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të vitit 2019. Po sipas këtij raporti, Tirana renditet qyteti i tretë me ndotjen më të lartë në gjithë Evropën, pas Tetovës (Maqedonia Veriore) dhe Chelyabinskit (Rusi). Shkupi është një tjetër qytet i Maqedonisë Veriore që ka normën shqetësuese të ndotjes dhe renditet në vendin e katërt.
Renditja e kryeqytetit të Shqipërisë si njëri nga tri qytetet me ndotjen më të lartë në gjithë Evropën, ndodh pikërisht në vigjilje të 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë.
Sipas Indeksit të Ndotjes së publikuar nga “Numbeo.com”, dy vendet ballkanike (Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) dhe qytet-shteti i Monakos kanë shënuar pikët më të larta të indeksit. Në vitin 2020, Indeksi i Ndotjes në Maqedoni shënoi 80.23 pikë. Sipas hartës që ka gjeneruar të dhënat e mbledhura nga NUMBEO, Evropa Lindore vijon të jetë më e ndotura në kontinentin e vjetër. Në 10 vendet më të ndotura pas Shqipërisë renditet Bullgaria me një indeks prej 65.33 pikësh, Ukraina me 65.08, Bosnjë-Hercegovina me 62.33, Serbia me 60.2, si dhe Rumania me 58.2.
Nga ana tjetër vendet me ndotjen më të ulët janë ato të Evropës Perëndimore.
Vendi më pak i ndotur i Evropës është Finlanda, ku sipas “Numbeos” ka shënuar vetëm 11.55 pikë. Në vend të dytë renditet Islanda me 16.21 pikë, ndjekur nga Suedia me 18.09 pikë, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse












