Lajme
Përafrohen qëndrimet VV-LDK
Për shumicën prej grupit parlamentar të LDK-së, përfshirë Lutfi Hazirin, është i pranueshëm propozimi që e ka dhënë Vjosa Osmani në njërën prej mbledhjeve të mëhershme që posti i kryeparlamentarit të kompensohet me njërën prej ministrive të rëndësishme, përkatësisht MPJ-në.
“Koha Ditore” pati shkruar se ky propozim kishte mbetur të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, por për shkak të refuzimit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu dhe një pjesë të kryesisë, mbledhja nuk është thirrur.
Në diskutimet e fundit, Osmani nuk ka shprehur gatishmëri të vendoset në krye të Kuvendit, në rrethanat aktuale, pasi Konjufca është zgjedhur edhe me votat e LDK-së.
Burime brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se edhe VV është pajtuar me këtë formulë- MPJ për Kryeparlamentarin.
Zyrtarisht në LDK dhe VV kanë refuzuar të deklarohen për negociatat e fundit rreth koalicionit, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













