Lajme

Mustafa për sondazhet e VV-së: Nuk frikohet ariu me shoshë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në emisionin ‘Debat’ në RTK ka folur edhe për disa sondazhe që zyrtarë të VV-së po i publikojnë në rast se vendi do të shkojë në zgjedhje.

Mustafa, duke qeshur, ka thënë se në kohë negociatash për arritjen e një marrëveshjeje bashkëqeverisjeje nuk bëhen sondazhe. ‘Nuk mund të bëhen gjëra të tilla nga VV se nëse nuk bëjmë marrëveshje do të fitojnë 45 a 50%.
Siç thotë populli, nuk mund të frikësohet ariu me shoshë!”, ka thënë Mustafa, përcjell Albinfo.ch.