Të tjera
Aksident: Humb jetën basketbollisti Kobe Bryant
Shuhet legjenda e basketbollit amerikan dhe botëror, Kobe Bryant
Ylli i basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë pas rrëzimit të helikopterit në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara.
Mediat e huaja shkruajnë se Kobe Bryant ka vdekur në moshën 41-vjeçare nga një përplasje helikopteri që ndodhi në Los Angeles, sipas TMZ. Historia është akoma në zhvillim.
Sipas asaj që shkruan gjermania “Bild”, shkak është bërë rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonte ish-ylli i NBA-s.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur nlë Kaliforni, ku 41-vjeçari po udhëtonte së bashku me 4 persona të tjerë në bordin e helikopterit të tij privat.
Bashkë me të kanë gjetur vdekjen edhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit.
Për fat të mirë, në bord nuk kanë qenë bashkëshortja e Bryant dhe 3 vajzat e tij.
Kobe Bryant është një ndër emrat më të mëdhenj të basketbollit botëror. Ai luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers duke fituar pesë tituj NBA dhe duke qenë 18 herë pjesë e All-Stars Game.
Ai u tërhoq nga basketbolli aktiv në vitin 2016.

E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












