Lajme
Sa fiton Zvicra nga shitja e orëve
Prodhuesit zviceranë të orëve eksportuan vitin e kaluar shumën në vlerën prej 21210000000 CHF (21,7 miliardë dollarë), rezultati i tretë më i mirë i industrisë ndonjëherë
Së pari, lajmi i mirë. Me gjithë një vit të ndërlikuar biznesi, i cili pati një rënie neto të shitjeve në Hong-Kong, destinacioni kryesor për orët e bëra nga Zvicra, firmat i dhanë fund 2019 jashtëzakonisht pozitivisht.
Vlera e eksporteve të orëve u rrit për të tretin vit radhazi në 21 miliardë CHF më 2019, afër rekordit të vitit 2014, përcjell albinfo.ch.
Sipas shifrave të publikuara të martën nga Federata e Zvicrës “Watch Industry”, tregjet më të mëdha për orët zvicerane vitin e kaluar ishin Hong-Kong (-11,4%, CHF 2.7 miliardë), Shtetet e Bashkuara (+ 8,6%, CHF 2.4 miliardë), Kina (+ 16%, CHF2 miliardë), Japonia (+ 19,9%, CHF 1.6 miliardë) dhe Britania (+ 10,8%, CHF 1.3 miliardë).
Por situata e shëndetshme e eksportit i ka dhënë një nxitje pozitive punësimit. Gjatë 12 muajve, industria e orëve krijoi 1.300 vende të reja pune, një rritje prej 2% më 2018, përcjell tutje albinfo.ch. Lidhja e punëdhënësve thotë se 59,000 njerëz janë të punësuar aktualisht duke prodhuar orë “zvicerane të bëra”. Kjo është e ngjashme me kulmin e mëparshëm më 2014.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












