Shqipëria
Produktet serbe shtohen në tregun e Shqipërisë
Depërtimi i mallrave serbe me çmim të lirë në Shqipëri
Është bërë e ditur se produktet serbe gjithnjë e më shumë po shtohen në tregun e Shqipërisë. Nëpër marketet e Shqipërisë ajo që bie në sy është fakti se produkte me orgjinë serbe shërbehen me kosto më të ulët se produktet shqiptare. Kjo sidomos te qumështi, i cili shitet me rreth 17 centë më lirë sesa ai i prodhuar në Shqipëri. Por, nuk është ky produkti i vetëm që vjen më lirë nga Serbia. Edhe lëngjet e frutave kanë diferencë çmimesh, përcjell albinfo.ch.
Arben Shkodra, sekretari i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, ka shpjeguar fenomenin e depërtimit të mallrave serbe me çmim të lirë në Shqipëri.
“Në përgjithësi produktet e huaja, natyrisht vijnë më lirë dhe më lehtë në tregun shqiptar për një arsye; qeveritë përkatëse e kanë parasysh se çfarë duhet të bëjnë brenda vendit të tyre, brenda sistemit të tyre, qoftë fiskal apo procedural në lidhje me qasjen që duhet të kenë në tregjet e tjera produktet e tyre”, ka thënë Shkodra.
Ai është shprehr se në Serbi fermeri e ka më të lehtë për t’u qasur në tregun e huaj sesa në vendin e tij, pasi ky vend i nxit bizneset e veta në strukturën e kostove dhe kjo, sipas tij, është një arsye se pse qumështi serb është më i liri në rajon, shkruan albinfo.ch. Ai shton se aktualisht Qeveria serbe po harton një dokument për politikat industriale, që synon t’i bëjë industritë e saj më konkurruese. Shkodra thotë se ekonomia shqiptare dhe bizneset janë shumë të pastrukturara nga brenda.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve













