Shkurt.ch
Zvicra ka eksportuar 37 miliardë franga më shumë se sa ka importuar
Kur 205 miliardë franga të importit zbriten nga 242.3 miliardë të eksporteve, rezulton një tepricë eksporti prej 37.3 miliardësh
Zvicra në vitin 2019 ka shënuar një rritje të theksuar të eksportit në krahasim me një vit më parë dhe në krahasim me importin. Kjo është arritur kryesisht falë sektorit kimik dhe farmaceutik, thuhet në një komunikatë të publikuar nga Administrata Federale e Doganave, transmeton albinfo.ch.
Sipas administratës doganore, Zvicra në votin që shkoi ka eksportuar mallra me vlerë 242.3 miliardë frangash. Kjo është për 3.9 për qind më shumë sesa në vitin 2018.
Gjatë vitit 2019 janë rritur po ashtu edhe importet. Por, me rritjen prej 1.6 për qind ato kanë shënuar shifrën prej 205 miliardë frangash, përcjell albinfo.ch. Kur kjo shumë zbritet nga ajo e eksporteve rezulton një tepricë eksporti prej 37.3 miliardë frangash zvicerane.
Në rrethanat e pasigurisë globale, të mosmarrëveshjeve tregtare dhe konjunkturave të ekonomisë botërore, tregtia e jashtme e Zvicrës ka vazhduar të zhvillohet pozitivisht, sipas administratës doganore, megjithëse në një formë paksa më të dobët.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












